Sherr për vendin e parkimit, 18-vjeçari qëllon me pistoletë në Kukës

323
Sigal

Një 18-vjeçar me inicialet G.Sh., është vënë në pranga pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme dhe ka shkaktuar panik tek të gjithë banorët e zonës.

Fillimisht mësohet se 18-vjeçari është konfliktuar me një tjetër person për vendin e parkimit.

Sherri ka agravuar dhe adoleshenti ka nxjerrë pistoletën, duke qëlluar në ajër. Më pas ai është vënë në pranga, ndërsa arma është sekuestruar.

Njoftimi i policisë:

Policia e Kukësit, pas një telefonate të marrë për një konflikt mes dy shtetasve, menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Forcat “Shqiponja” kanë vlerësuar informacionin dhe kanë rrethuar perimetrin e sigurisë dhe kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit G. Sh., 18 vjeç, banues në Kukës.

Shtetasi G. Sh., në lagjen nr. 1 në qytetin e Kukësit, pas një konflikti për vendin e parkimit, me shtetasin Xh. Sh., ka qëlluar në ajër me armën e llojit pistoletë e dyshuar zhurmuese.