Sherr në Sarandë, plagōset me thikë 43-vjeçari

331
Sigal

Një 43-vjeçar ka përfunduar i plagōsur, pas një konflikti që ka pasur me dy persona.

Policia raporton se ngjarja ka ndodhur në Sarandë dhe shtetasi F. S., 43 vjeç, banues në Fier nën efektin e pijeve alkoolike është zënë me dy persona, njëri prej të cilëve e ka plagosur me thikë.

Fatmirësisht i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen nr.1 Sarandë, shtetasi F. S., 43 vjeç, banues në Fier, duke qenë nën efektin e pijeve alkoolike është konfliktuar me dy persona ende të paidentifikueshëm, ku si pasojë njëri nga shtetasit e ka goditur me mjet prerës.

43 vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes si dhe për sqarimin e rrethanave.