Shpërngulen Call Center nga Shqipëria, ja sa rrezikojnë punonjësit

556
Sigal

Ndërsa senati italian miratoi më 6
dhjetor ligjin që shtrëngon kushtet për zhvendosjen e kompanive call center në
një territor jo të Bashkimit Europian, duket Call Center-at në Shqipëri i ka
kapur frika, pavarësisht paralajmërimit të ambasadorit italian në Tiranë
Alberto Cutillo, se ky ligj nuk rrezikonte mbylljen e tyre në Shqipëri, por
thjesht do të vendosen rregulla të reja.

Por ajo që është fotografuar sot në Tiranë tregon
krejt të kundërtën. disa foto që tregojnë se shpërngulja e call center-ave ka
nisur.

NOA

Në fotot e publikuara nga ai duket se këto kompani kanë nxjerrë në rrugë
mobiljet e zyrave, ndoshta për tu shpërngulur në një vend brenda BE-së, për të
ruajtur nivelin e përshtatshëm të marzhit të fitimit.

Është folur shpesh edhe nga drejtuesit e këtyre kompanive në Itali se call
center-at nuk do kthehen më atje, po do shpërngulen me shumë mundësi në Rumani,
një vend i BE-së, ku edhe kostoja e punës është më e ulët.

Sipas të dhënave nga
Tatimet, në Shqipëri deri në fund të vitit 2015 numëroheshin 847 kompani me mbi
25 mijë të punësuar. Por sa rrezikojnë ata? Kjo është pyetja që na shqetëson të
gjithëve.