Momente paniku në aeroplanin e linjës Prishtinë-Dyseldorf pas difekteve në motorr

507
Sigal

Ulja emergjente e aeroplanit që po fluturonte
nga Prishtina në Dyseldorf ka shkaktuar një panik të madh por pa të lënduar .
Sipas mediave gjermane aeroplani me mbi 200 pasagjer shumica romë ka bërë një
ulje urgjente në Aeroportin e Munihut pasi kishte pasur disa probleme serioze.
Për fat të mirë, ulja e dështuar në Dyseldorf është kryer me sukses në Munih
dhe të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi janë të sigurt. Sipas informacioneve të
dhëna nga Aeroporti i Munihut, aeroplani që po fluturonte nga Prishtina në qytetin
tjetër gjerman, ka pasur një defekt të motorit të avionit që edhe kishte
shkaktuar panik të madh.