Sherr mes adoleshentëve tek rruga e “Kavajës”, 16-vjeçari i ngul thikën moshatarit

372
Sigal

Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet, konkretisht në rrugën e Kavajës.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy adoleshentësh, ku njëri ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar bashkëmoshatarin e tij.

Më datë 07.04.2021, rreth orës 15:15, në rrugën e “Kavajës”, në afërsi të një lokali si pasojë e një konflikti të çastit shtetasit K. K., 17 vjeç dhe M. T., 16 vjeç, kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin e mitur me iniciale A. B, 16 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” falë reagimit të menjëhershëm kanë bërë kapjen dhe shoqërimin e dy të dyshuarve si autorë të ngjarjes në Komisariatin e Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e  rrethanave të ngjarjes.