Sherr me thika mes dy të miturve, 15-vjeçari përfundon në spital

62
Sigal

Plagosje mes të miturve në kryeqytet. Policia bën të ditur se në rrugën “Bedri Karapici”, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç, dhe si pasojë është dëmtuar me mjet prerës 15-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

16-vjeçari është shoqëruar në komisariat së bashku me prindërit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.12.2023, në rrugën “Bedri Karapici”, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç, dhe si pasojë është dëmtuar me mjet prerës 15-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

16-vjeçari është shoqëruar në komisariat së bashku me prindërit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.