Dr.Ina Zhupa uron ditën e bekuar të Sulltan Novruzit: Le të jetë bekimi për rrugën e re drejt ndryshimit që kanë nisur shqiptarë

324
Sigal

Dr.Ina Zhupa , Kandidatja për deputete në Qarkun e Vores, uron nga Saranda ditën e bekuar të Sulltan Novruzit.  Zhupa e quan këtë ditë si ditën që shënon fundin e dimrit të egër dhe nisjes së pranverës.

 Postimi i plotë

Gëzuar ditën e bekuar të Sulltan Novruzit, ditëlindjen e Imam Aliut nga Teqeja e Reshat Dede Baba Sarande!
Baba Sadik Ibro i jashtëzakonshëm në punën e tij me besimtarët, me komunitetin por edhe në përhapjen e dijes bektashiane me librat që shkruan dhe boton në mënyrë periodike.
Gëzuar ditën që shënon fundin e dimrit të egër dhe nisjes së pranverës.
Le të jetë bekimi për rrugën e re drejt ndryshimit që kanë nisur shqiptarët.