Shërohen 70% e të prekurve nga koronavirusi

327
Sigal

Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e situatës së koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit ka një rritje të rasteve me COVID-19. Ndërkohë që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 820 qytetarë ndërsa 70 % e tyre janë shëruar. Aktualisht janë 219 persona aktivë me COVID-19.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 270 testime për persona të dyshuar me COVID-19 dhe prej tyre rezultojnë 17 raste pozitive.

Njëmbëdhjetë prej të prekurve janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitivë me COVID19, ndërsa për gjashtë të prekur po vijon hetimi epidemiologjik në terren.

Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara përkatësisht, nëntë raste në Tiranë, pesë raste në Krujë dhe Kamza me tre raste, vatër familjare.