Shënohet rasti i dytë me koronavirus në Kroaci

424
Sigal

Kryeministri i Kroacisë,  Andrej Plenkovic, ditën e djeshme konfirmoi rastin e parë të një personi të infektuar me Koronavirus, i cili ndodhej i shtruar në spitalin e kryeqytetit.

Vili Beroš, ministri i Shëndetësisë theksoi që pacienti kishte qëndruar në Milano nga 19 deri më 21 shkurt, së bashku me të fejuarën e tij.

Pas analizave, e fejuara nuk rezultoi e infektuar nga koronavi, mirëpo vëllai i tij po.

Kështu, ai ka shënuar personin e dytë të prekur nga koronavirusi në Kroaci.

Sipas të dhënave, në këtë klinikë aktualisht po hospitalizohen edhe tre persona tjerë që janë në fazën e testimeve të coronavirusit.