Shëngjin, zjarri i afrohet hoteleve dhe banesave, evakuohen turistët dhe banorët

112
Sigal

Një zjarr masiv ka përfshirë Malin e Shëngjinit në kulmin e sezonit turistik, teksa situata është përkeqësuar gjatë natës së kaluar.

Mësohet se zjarri ka përparuar drejt zonës turistike të Ranës së Hedhun në Shëngjin, duke rrezikuar disa hotele dhe banesa. Gjatë natës së kaluar, Policia ka evakuuar disa turistë dhe disa familje në këtë zonë.

E gjithë zona është mbuluar nga tymi, ndërsa policia ka bllokuar rrugën drejt kësaj zone turistike për të shmangur rrezikun për banorët dhe turistët.

Në terren janë dhjetëra forca zjarrfikëse nga disa bashki, Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura që po përpiqen të kontrollojnë dhe të shuajnë flakët.  Në gatishmëri janë edhe ambulancat me personel mjekësor për t’u ofruar ndihmë efektivëve dhe turistëve që mund të asfiksohen nga tymi.

Gjithsesi, mungesa e mjeteve dhe pajisjeve nga ana e zjarrfikësve si dhe era kanë sjellë shtrirjen në një territor të gjerë të flakëve.