Shembje gurësh në aksin Klos-Bulqizë, automjetet qarkullojnë me vështirësi

97
Sigal

Është vështirësuar lëvizja e automjeteve në aksin rrugor Klos – Bulqizë.

Në segmentin e fshatit Plan i Bardhë ka pasur rënie të vazhdueshme të gurëve në asfalt duke vënë në rrezik jetën e përdoruesve të rrugës.

Drejtuesit e mjeteve thonë se gjendja është e tillë sa herë ka reshje shirash ku masive gurësh përfundojnë befas në asfalt dhe kthehen në rrezik të madh sidomos për ata që lëvizin për herë të parë.

Ata kërkojnë që të ndërhyhet tek skarpatat dhe të vendoset të paktën rrjetë.

Firma mirëmbajtëse dërgoi një mjet për heqjen e gurëve por situata vijon të jetë problematike pasi ka rënie gurësh e dherash vazhdimisht.