SHBA/ Kur dhe si merret viza për studime, vendi ku do paraqiteni, dokumentacioni, rregullat

673
Sigal

Hapat që Konsullata Amerikane sugjeron të ndiqen për të marrë vizën studentore:

Për të aplikuar për një vizë të përkohshme ( jo emigrimi), në rastin tuaj për studime, ju i dashur lexues duhet të ndiqni hapat e mëposhtëm që Konsullata Amerikane sugjeron të ndiqen:

Së pari, duhet të plotësoni dhe stamponi (print) formularin DS-156 elektronikisht në faqen e Internetit: http://evisaforms.state.gov. Ky formular është në gjuhën angleze dhe duhet plotësuar në anglisht.) Plotësimi i tij elektronikisht është i detyrueshëm . Formulari në fjalë është i pajisur me Kod-Serial ( Bar-Code) i cili duhet shënuar në kërkesën tuaj për vizë. Në qoftë se për arsye të ndryshme ju e plotësoni formularin gabim, mund ta plotësoni sërish atë pa limit. Së dyti, duhet të plotësoni dhe stamponi formularët në faqen (http://albanian.tirana.usembassy.gov/nivforms.html): Union Ekspres; DS-157(për meshkujt nga mosha 16 deri në 45) dhe DS-158 ( për studentët dhe vizitorët e shkëmbimit). Së treti, pasi të keni plotësuar dhe stampuar formularët e mësipërm, duhet të dërgoni informacionin e mëposhtëm në adresën e postës [email protected]: 1- Bar-Code iDS-156; 2-Emri; 3-Mbiemri; 4- Data dhe vendi i lindjes; 5- adresa e përhershme e banimit; 6-Telefoni ; 7-Adresa e e-mail-it; Qëllimi i udhëtimit ( në këtë rast për studime);9-data e udhëtimit (afërsisht); 10-komente. Në rast se nuk keni adresë elektronike, dërgoni formularin: “Formular kërkesë për takim (vetëm për viza të përkohshme) me faks në numrin +3554374957, ose me postë në adresën Ambasada e SHBA-së, Zyra konsullore, rr. Elbasanit, nr.103, Tiranë, Shqipëri.  Në seksionin konsullor do të pranohen vetëm individët që kanë një datë takimi. Kur kërkohet një intervistë, aplikantët nuk duhet të dërgojnë pasaportat, pagesat për vizat, apo dokumentet mbështetëse bashkë me formularin kërkesë. Pagesat për vizat do të merren në ditën e takimit. Pagesa nuk kthehet mbrapsht. Zyra Konsullore pranon edhe lekë sipas kursit të këmbimit. Ndërsa pagesat me çek ose kartë nuk pranohen. Orari i pranimit të aplikantëve fillon nga ora 8:00 deri në orën 9:00 të mëngjesit, nga e hëna në të premte dhe orari i intervistës fillon nga ora 9:00 deri në 11:00 paradite. Aplikantët duhet të sjellin të gjithë dokumentet me të cilët duhet të tregojnë se kanë lidhje sociale, ekonomike dhe familjare me Shqipërinë në ditën e intervistës.

Ju njoftoheni për datën dhe orën e paraqitjes në konsullatë, si dhe udhëzoheni mbi dokumentet që do t’ju kërkohen bashkë me formularët e aplikimit, në adresat që keni shënuar në formularin kërkesë ( në e-mail ose postë).

Kur më duhet të aplikoj për vizën time të studentit?

  • Studentët janë të inkurajuar të aplikojnë për vizat e tyre shumë kohë përpara procesimit të aplikimit të tyre për vizë.
  • Zyrtarit Konsullor do ti duhet të ketë qartësi maksimale bazuar nga lloji i kursit të mësimit dhe të kombësisë të studentit. Kjo mund të marrë shumë kohë. Për më shumë informacion për aplikantët që mund të kenë kërkesa speciale shtesë vizitoni faqen http://travel.state.gov/visa/temp/info/info_1300.html. – Informacioni në këtë faqe është në gjuhën angleze.
  • Studentët duhet të mbajnë shënim që konsullatat janë në gjendje të lëshojnë vizën tuaj të studentit 120 ditë a më pak, më përpara datës së regjistrimit të kursit të studimit.. Në qoftë se ju aplikoni për vizën 120 ditë përpara datë së fillimit apo të regjistrimit, ashtu si është shkruar edhe në Formularin I-20, konsullata do të mbajë aplikimin tuaj derisa të jetë në gjendje të lëshojë vizën. Zyrtarët konsullor do ta përdorin këtë kohë për të kontrolluar më mirë aplikimin për ndonjë dokument shtesë që mund të kërkohet. SHËNIM: Kjo gjë aplikohet vetëm për studentët që hyjnë në SHBA për herë të parë me këtë lloj vize.
  • Sipas rregullores së Departamentit të Sigurisë Kombëtare kërkohet që të gjithë studentët fillestar, të hyjnë në SHBA jo më shumë se 30 ditë përpara datës së fillimit të kursit të studimit që ndodhet në Formularin I-20. Ju lutemi konsiderojeni këtë datë me kujdes kur planifikoni udhëtimin tuaj për në SHBA.
  • Një student i cili kërkon të hyjë në SHBA. më herët (më shumë se 30 ditë përpara datë së fillimit të kursit të studimit), duhet të kualifikohet dhe të marrë një vizë vizitori. Një shënim i veçantë do të shkruhet në vizën e studentit dhe mbajtësi i vizës duhet t’ia bëj të qartë inspektorit të emigracionit në hyrje të SHBA-ve qëllimin për të studiuar. Përpara se te fillojë studimet, ai ose ajo duhet të marrin një ndryshim klasifikimi, duke plotësuar Formularin I-506, Aplikim për ndryshim të Statusit të Jo-Emigrimit, gjithashtu ti paraqesë, Formularin I-20, Zyrës së Departamentit të Sigurisë Kombëtare ku aplikacioni është bërë. Duhet të jeni në dijeni që duhet bërë një pagesë prej 140.00 dollarësh për këtë proces, dhe që personi nuk mund të nisë studimet derisa ndryshimi i klasifikimit të miratohet.

GREQI/ Vendimi: Në rast se ju refuzua leja e qëndrimit  nga Periferia apo nga Ministria e Brendshme keni të drejtë të  apeloni

 

Kur anulohet leja e qëndrimit, gjobat

 Leja e qëndrimit  për  bashkim familjar  nuk  jepet  apo  anulohet  ose nuk rinovohet  në vazhdim:

a.Mbajtësi dhe pjesëtarët e familjes  së tij  pushojnë së paturi  jetesë reale  bashkëshortore ose  familjare .

b. Vërtetohet se marrëdhënia  familjare, kryesisht martesa, birësimi ose njohja  e fëmijëve  është realizuar me  qëllim  për mbushjen e dispozitave  të këtij  ligji, me qëllim që të merret leja e qëndrimit. Marrëdhënia familjare  konsiderohet se  është realizuar  për  këtë qëllim, kryesisht kur  nuk  ekziston  bashkëjetesë e pjesëtarëve  të familjes  ose nuk  është ekzistente mundësia e  komunikimit  të tyre  ose kur  njëri  bashkëshort  nuk njeh çështje që kanë të bëjnë me gjendjen personale  të bashkëshortit tjetër.

c. Qëndrimi mbajtësit merr fund dhe pjesëtar i familjes nuk disponon të drejtë qëndrimi  të pavarur, sipas  nenit  60 të këtij ligji.

2. Shërbimet kompetente të të huajve  dhe  Emigracionit të Periferisë  përkatëse, që funksionojnë  në vendin e  tij të banimit ose të qëndrimit, ushtrojnë  kontrolle të përshtatshme përkatëse, kryesisht përmes intervistave fillestare, ashtu edhe gjatë rinovimit të lejeve të qëndrimit. Kontrolle mund të ushtrohen  në çdo rast  që tërheq  vëmendjen e  shërbimeve të  mësipërme  dhe për  çfarëdo situate  që mund të  justifikojë  anulimin e  lejes  së qëndrimit.

3. Para refuzimit të kërkesës, anulimit  ose të kundërshtimit  të rinovimit të lejes së qëndrimit  ose në rastin e  marrjes  së masës larguese  në kurriz  të mbajtësit  ose pjesëtarëve të  familjes  së tij, merren parasysh karakteri  dhe qëndrueshmëria  e  lidhjeve  familjare  të personit, koha e qëndrimit  në vend si edhe ekzistenca e lidhjeve  familjare, kulturore dhe shoqërore me vendin e  prejardhjes së  tij.

Dispozita të  veçanta

Leja  e qëndrimit  nuk  jepet  ose nuk anulohet  ose nuk rinovohet  përderisa:

a. Nuk plotësohen  ose nuk plotësohen  më kushtet  e  këtij ligji.

b.Vërtetohet me  vendim gjyqësor  ose rezulton nga  vendim  i parevokueshëm i këshillit të organit  kompetent  gjyqësor, se u përdorën  informacione të rreme ose mashtruese, shkresa  false, ose të ndryshuara,  ose u  krye  me çfarëdo lloj  mënyre  mashtrim ose u  përdorën mjete të tjera  të paligjshme.