SHBA dërgon në Tiranë një prokurore shqiptaro-amerikane të suksesshme nga Detroit

589
Sigal

Beqir SINA New York

WASHINGTON D.C: Ambasada e SHBA në Tiranë, ka njoftuar se në Shqipëri, ka shkuar një prokurore amerikane, pjesë e programit OPDAT – i cili po ndihmon zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm në Tiranë me krijimin e programit të parë shqiptar për mbrojtjen e viktimave të krimit. Bëhet fjalë për prokuroren shqiptaro-amerikane, Suzanna Shkreli, e cila ështëë nga qyteti i Macomb i Michiganit. Ajo gjithashtu është e përzgjedhur si një nga gratë shqiptare më të suksesshme në Amerikë, pjesë e Projektit Albanian American Suçess Stories – Histori Suksesi Shqiptaro Amerikane, që drejtohet nga Vera Mjeku në Neë York.

Sipas njoftimit të ambasadës së SHBA, në Tiranë, thuhet se gjatë javës së kaluar me 13 qershor, shqiptaro-amerikania Suzanna Shkreli, e cila është një prokurore me përvojë në sektorin e dhunës në familje dhe abuzimin me fëmijët në qarkun Macomb, në Michigan, shoqëroi dy Koordinatoret për Asistencën e Viktimave gjatë një turi ndërgjegjësimi nëpër Shqipëri. Duke folur për prokurorët e penalë në qytetet e Durrësit, Fierit, Vlorës, Sarandës, Gjirokastrës, Tiranës dhe Shkodrës, Znj. Shkreli theksoi se ndërsa sistemi i drejtësisë penale duhet të sigurojë të drejtën e të pandehurit për një gjykim të drejtë, koordinatorët e viktimave sjellin një balancë në sistem duke u siguruar që viktimat e krimeve të rënda të marrin informacionin dhe mbështetjen për të cilën ata kanë nevojë”.

Shtypi shqiptar shkruan se shqiptaro – smerikania Suzana Shkreli, ka mbërritur në Shqipëri, në një kohë kur atje reforma në drejtësi atje është në fazën e saj kulmore, ndërkohë, që në rrethe të ndryshme politike, ka kohë që përflitej se pikërisht – shqiptarëve të Amerikës do t’u besohet zbatimi i reformës në drejtësi. Madje kjo siç shihet i besohet shqiptaro amerikanes Suzana Shkreli, e cila është një shqiptare e Amerikës, mjaft e suksesshme.

Ajo është pjesë projektit ” Histori suksesi shqiptaro-amerikane” që i kushtohet veprimtarëve të dalluar të komunitetit shqiptar në SHBA. Një projekt ky prestigjoz, ku personalitete të njohura nga komuniteti shqiptar, të cilët kanë krijuar emër në fusha të ndryshme në Amerikë, tashmë veç suksesit këtu mund të japin kontributin e tyre, edhe në Shqipëri, Kosovë, dhe vendorigjinën e tyre.


Suzanna, dhe dy vëllezërit e motrat e saj kanë arritur suksesin përfundimtar si avokatë, duke e praktikuar atë në fushat e tyre përkatëse të ligjit, si dhe në krijimin e shoqatës së parë të avokatëve shqiptaro- amerikan “Albanian American Bar Association” në Michigan, shkruhet në biografinë e saj.

Suzanna Shkreli, është e bija e Zef dhe Maria Shkreli, me prindër nga Ulqini dhe Gruda, e cila emigroi në Shtetet e Bashkuara së bashku me familjen e saj në kërkim të një jete më të mirë.  Suzanna, është një nga katër fëmijët e kësaj familje, me një motër më të madhe se vetja Diana, një vëlla binjak Pauli, dhe një vëlla më të vogël, i quajtur Mark.

Si gjeneratë e parë shqiptaro amerikanë, vëllezërit e motrat e saj u inkurajuan vazhdimisht nga prindërit e tyre, që për të arritur suksesin ata mund t’a marrin atë vetëm nēpërmjet një arsimimi të lart.  Tani, ata janë dëshmitarë të dorës së parë se sa shumë prindërit e tyre kanë punuar për të siguruar shkollimin për ta, ndërkohë që ata ishin të bindur në jetën e tyre, se arsimi ishte jetik për të ardhmen dhe ngritjen personale dhe profesionale. Çka, edhe me të vërtet ata e kan arritur këtu në SHBA.