Sërish aksident/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, humb jetën 33-vjeçarja

98
Sigal

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në fshatin Rrakull të Kavajës, me pasojë vdekjen e një personi.

Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal me ujë.

Mësohet se nga aksidenti ka humbur jetën një vajzë e re, teksa nuk ka ende detaje të tjera mbi ngjarjen.