Selman Mëziu: Mbi kokat e dibranëve kërcënon shpata me ty tefa e Skavicës

401
Sigal

Nuk është e lehtë të kundërshtosh pikpamjet e njërit apo tjetrit. Nuk mundesh të rrish i qetë kur ndokush lufton kauzën tande duke hedhur për ‘’shitje,, mendime, që nuk të bindin. Apo kur ‘’bredh,, me mendimet e tua nga maja në majë, pa u kapur pas rrënjësh e realitetit objektiv, duke e njohur atë në thellësi e gjërësi, me pasojat e shkaqet me mënyrën e shërimit apo të gangrenizimit.

Zoti Vladimir shkruan:” Hidrocentrali i Skavicës…nuk ka lidhje vetëm me konceptin dhe interesin lokal të trevës Dibrane, por edhe me interesat strategjike tē Shqipërisë,,.

Fatkeqësi e madhe kombëtare është që partitë politike, legjislaturat e Kuvendit Popullor, nga viti 1990 e deri më sot nuk kanë miratuar as edhe një plan strategjik për zhvillimin ekonomik e kulturor të Shqipërisë. Duke mos patur një të tillë partitë politike shqiptare e mbajnë çështjen Skavica si shpatën e Domikleut mbi trojet mijëra vjeçare të dibranëve. E kjo ka qenë një nga arsyet që populli dibran, sidomos buzëdrinasit kanë lanun trojet e tyre të blera me flori dhe të mbrojtura me gjak dhe janë larguar pjesërisht. Gjithashtu kanë penguar zhvillimin ekonomik të fshtatrave të luginës së Drinit të  Zi në bujqësi, blegtori, pemëtari duke tundur mbi kokat e tyre shpatën me dy tefa të Skavicës.

Dhe më tej në reagimin tuaj shkruani: “ Koncepte‘’…të cilat nuk synojnë: të zhdukin Dibrën.. “nga harta e Shqipërisë.”; siç paragjykoni Juve.,, Në të gjitha hartat, projektet, në site të ndryshme, në internet, në kronika radio televizive, në libra, në fotografime ajrore et,j Drini e ka humbur emrin si lum, duke filluar nga Vau i Dejës. Dhe ja si shkruhet e folet, edhe nga vetë fshatarët që banonin në luginën e Drinit:  Liqeni i Vaut të Dejës, Liqeni i Komanit, Liqeni i Fierzës: gjë, e cila do t’i ndodhë edhe Dibrës duke e quajtur: Liqeni i Skavicës. Këto ndryshime janë rrjedhojë i humbjes së funksionit të qënurit lum. Ato janë liqene të formuara për të prodhuar energji elektrike duke marrë emrin e vend vendosjes së digave.

Juve Zoti Lulo shkruani në vazhdim se: “Skavica ‘’…të diskutohet nëpërmjet rrugës institucionale dhe proceduriale,,. Po ju rradhitim disa fakte: Më 3 qershor 2020 Kryeministri Edi Rama do të deklaronte ndër të tjera:‘’Projekti i Hidrocentralit të Skavicës, një financim 100% i qeverisë shqiptare,,.Ndërsa me 02-10-2020. ‘’Hidrocentrali i Skavicës tani do ndërtohet me fonde të SHBA-së. Lajmi u njoftua nga vetë Kryeministri Rama të premten, pas përfundimit të mbledhjes së përbashkët Kosovë – Serbi.,,

Më 03. VI. 2020, do të deklarojë Kryeministri Rama:” nisjen sot të procedurave. Kantieri i madh i Skavicës pritet të hapet vitin e ardhshëm.,,

Më 4 mars 2021 Korporata Elektroenergjetike Shqiptare kryen oponencë për veprimtaritë e fazës së parë të paraqitura nga Bechteli.

Më 8 mars 2021- Projekti i qeverisë shqiptare për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.

Më 23 mars 2021 — Për hidrocentralin e Skavicës 3 Korporata Elektroenergjetike Shqiptare kryen oponencë për veprimtaritë e fazës së parë.

Më 5 Korrik 2021 — Konkretizohet puna për ndërtimin e HEC Skavicës, Ligj Nr. 38/2021 për përcaktimin e procedurës.

Më 03.10. 2020. Balluku nënshkruan me kompaninë amerikane Bechtel, Memorandumin e Bashkëpunimit për HEC Skavica.

Më 2 tetor 2021. ATSH – Maela Marini.‘’Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ishin sot në zonën ku do të ndërtohet hidrocentrali i Skavicës,,

Kronikat e shkurtëra të paraqitura më sipër japin rrjedhjet e dyshimta të bashkëpunimit, organizimit e financimit të HC Skavicës. Prandaj lind vetëvetiu nevoja e luftës pa kompromis për të kthjelluar të gjitha problemet shoqërore ekonomike e kulturore, që dalin nga mbytja e trojeve të 35 fshatrave të luginës së Drinit të Zi.

Më posht ë juve Vladimir theksoni që të mos “…deklarojmë se po synohet shpërngulja me forcë e dibranëve,,. Deri më tani nuk është hedhur as edhe një ide plan organizimi i shpërnguljes së banorëve të 35 fshatrave, as pagesa e trojeve e tokave bujqësore. E dibranët nuk mund të presin kur të ngrihet diga e të fillojë të mbushet me ujë (po u mbush ndonjë herë???) e të na thonë: ‘’Ikni  gjeni strehë se kjo toka është e jona; pra e kompanisë amerikane Bechtel,,

“Çfarë e keqe do t’u ndodhte dibranëve … se shteti, me mirëkuptim … u “blen…” tokat sipas vlerës së tregut dhe i shpërngul në rajone të tjera..?!. -theksoni juve zoti Lumo. Sistemi politik i tridhjetë vjetëve, programet e qeverive, realizimi i tyre në Shqipëri duke vrarë shpresën dibranëve dhe shqiptarëve,  sepse  ‘’jemi zhytur në 11 miliard euro borxh në shtete e banka të ndryshme ndërkombëtare, dhe më shumë se 1, 5 milion  shqiptar të rinj dhe të shkolluar janë shpërndarë si zogjtë e qyqes nëpër botë.,,

Dhe më poshtë vazhdoni të na bindëni ju Vladimir se ‘’dikur, për të ngritur hidrocentralin e Komanit, (Fierzës S.M) u përmbyt qyteti i Kukësit të vjetër dhe u ndërtua qyteti modern i Kukësit të Ri,, Këto punime filluan para se të fillonin punimet në hidrocentralin e Fierzës, sipas dokumentave të kohës. Ndërsa pronarët e tokave, të trojeve, të  shtëpive edhe sot e kësaj dite nuk janë paguar. Kronikat e demostratave të pas viteve ’90 dhe dokumentat kadastrale e vërtetojnë më së miri.

Ju pyesim juve Vladimir. Përse argumentet e ndalimit të ndërtimit të HC Skavica janë teorike, hipotetike po të përdoren panelet diellore dhe energjia e erës mund té prodhojnë energjinë në vend, pa dëmtuar ekosistemin dhe pa zhdukur tokën nën ujë? Më 03.06. 2020 Kryeministri Rama në Kuvendin Popullor thekson: “për…garën super të suksesshme ndërkombëtare për Parkun e Madh me energji diellore të Karavastasë,, Me një prodhim nga 3.2 deri në 4.8 kilovat-orë për metër katrorë në Karavasta. Do të ndërtohet një central prej 140 megavat dhe një tjetër ‘’Parku i Spitallës do të jetë 100 megavat. Këtyre ju shtojmë edhe panelat diellore në çatitë e shtëpive të institucioneve arsimore, të administrave, të ndërmarrjeve të ndryshme etj etj. Shtetet e ndryshme  kanë filluar me kohë, me projektime e ndërtime të tilla, për të prodhuar energji të pastër duke braktisur digat e mëdha për shkak të krizës klimatike, (nxehja globale) dhe shkatërruese të mjedisit për gjallesat e prodhimin e oksigjenit e thithjen e gazit karbonik.

Më së fundi Vladimir juve jeni në të njëjtën llogore me dibranët për të mbrojtur kauzën tonë që të jetojmë në fushat tona pjellore, në trojet e stërlashta me 18 site arkeologjike e me sheshe betejash e luftrash të panumurta. Dhe ja si shkruani:” Ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës nuk duhet të fillojë pa u zgjidhur të gjitha interesat e tyre vitale: si çështja e pronës, shpërngulja, kompesimi me troje dhe tokë bujqësore nga pronat e shtetit, përparësia në punësim, ngritja e qytetit të ri të Skavicës,,. Ne nuk duam të vendosim emrin e Skavicës qyetetit tonë, apo njërit nga vend banimet tona (që nuk e duam e as ëndërrojmë), sepse kemi mjaft emra me përmbajtje të thellë historike  në shekuj. Pra këtu gaboheni ashtu siç përmendni Komanin në vend të Fierzës.

Debatet, përgjigjet e kundra përgjigjet janë mendime dhe udhëzgjidhje, që ndihmojnë popullin dibran të largojë shpatën me dy tefa që i rrin mbi kokë më kërcënueshëm se kurrë ndonjë herë  nga qeveria e Edvin Ramës.