Sekuestrohen 80 mijë paketa, po hynin kontrabandë në Shqipëri

403
Sigal

Një sasi prej 80 mijë paketa cigare kontrabandë janë sekuestruar nga Administrata Doganore në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit.

Nga raportimet thuhet se e gjithë ngarkesa me cigare ishte e pa pajisur me pulle fiskale të Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër.

Njoftimi: Strukturat e Administratës Doganore kanë sekuestruar një sasi prej 80 mijë paketa cigare në Pikën e kalimit Kufitar të Hanit të Hotit.

Pas një analize risku dhe dyshimeve të arsyeshme, mbi të dhënat e dokumentacionit shoqërues të një ngarkese, strukturat doganore ushtruan kontroll në mjetin e dyshuar, ku rezultoi një ngarkesë prej 80 mijë paketa cigare të markës “REGINA RED”.

E gjithë ngarkesa me cigare ishte e pa pajisur me pulle fiskale të Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër. Rasti u referua në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale, “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “ falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” të parashikuar nga neni 172 dhe 190/3 të Kodit Penal.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.