Sejko: Goditjen më të fortë në ekonomi do ta kemi këtë 3 mujor

496
Sigal

Banka e Shqipërisë parashikon që në tre mujori, i dyti i 2020, do të  ketë goditjen të fortë, si pasojë e përhapjes së koronavirusit dhe masave izoluese.

Skenari pozitiv është që rënie do të kemi dhe në dy tre mujorët e tjerë, me një ringritje në 2021 por gjithmonë kjo do të ketë pas nje nëse…

I ftuar në studion e RTV Ora, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko me gazetaren Beti Njuma deklaroi:

“Parashikojmë që goditja më e fortë në ekonominë shqiptare do të jetë në tremujorin e dytë. Kjo sipas skenarit pozitiv që kemi parashikuar dhe pastaj në tre mujorin e tretë dhe të katërt të 2020, do të vazhdojmë të kemi rënie ekonomike jo kaq të fortë sa ky tremujor, por ringritja do të vijë në 2021, gjithmonë në rast se nuk do të kemi një kthim të koronavirusit dhe përsëritje të masave izoluese.”

Para rënies së krizës borxhi i bendshëm ishte 65% dhe guvernatori parashikon një rritje të tij

“Niveli i borxhit patjetër që do të rritet, por rëndësi  është që ta kalojmë këtë kohë krizë pa faliment dhe thyerje e të jemi në gjëndje të ruajmë stabilitetin financiar e monetar të vendit. Nëse do të ketë menaxhim të mirë fiskal niveli i borxhit  do të ulej përsëri”, tha Sejko.

Qeveria shqiptare ka marrë kredi nga FMN për të përballuar krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia. Kjo ka sjellë automatikisht edhe rritje të borxhit publik nga 65% që ishte para Covid-19.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë,Gent Sejko, për Rtv Ora thotë se kjo goditje e fortë ekonomike imponon mosrespektimin e nivelit të borxhit për një afat të përcaktuar kohe.

“Bankat qëndrore në të gjithë botën kanë theksuar dhe kanë dalë nga kriteret e ruajtjes së nivelit të borxhit. Kjo goditje e fortë ekonomike imponon mosrespektimin e nivelit të borxhit për një afat të përcaktuar kohe. Qeveria shqiptare do t’i gjejë burimet e nevojshme përmes huasë. Bllokimi i ekonomisë ka sjellë që mos të ketë të ardhurat në buxhetin e shtetit. Të gjitha qeveritë janë të detyruara që të marrin borxh. Ky borxh do të menaxhohet në vitet e ardhshme për ta ulur atë. Banka Qëndrore ka në fakt objektiv politikën monetare. Politika fiskale menaxhohet nga qeveria. Niveli i borxhit do të rritet”, tha Sejko.

Nuk ka një shifër ekzakte deri ku mund të mbajë borxhi i Shqipërisë, vijon Sejko, por kjo do të varet nga mirëmanaxhimi i financave publike.

“Sa më mirë të menaxhohen ato, aq më mirë do të shkojë borxhi. Ne kemi ndjekur një politikë monetare lehtësuese që shkonte në drejtim të uljes së normave të interesit për të nxitur kreditimin, konsumin dhe investimet dhe një politikë fiskale konsoliduese e cila synonte në uljen e nivelit të borxhit publik. Me këtë krizë, do të jemi të detyruar të kalojmë nga konsolidimi fiskal në njëfarë lehtësimi fiskal. Nëse do të ketë një menaxhim të mirë fiskal, niveli i borxhit do të ulet”, u shpreh Guvernatori Sejko.