Sot mbushen 1 vit protestë, Liçaj: Teatri Kombëtar ka shpëtuar, por beteja nuk mbaron këtu!

379
Sigal

Më 8 shkurt 2018 filloi qendresa e aktorëve për mbrotjen e Teatrit Kombëtar, protesta më jetëgjatë deri tani në Shqipëri dhe që do të vijojë. Dhjetra artistë dhe qytetarë, të mbledhur në sheshin para Teatrit, ku kanë protestuar çdo natë, kanë mbajtur sot fjalime me krenari 1 vjetorin e protestës.

Aktori Neritan Liçaj, një nga qendrestarët kryesor të protestës u shpreh se beteja për  mbrotjen e Teatrit Kombëtar është fituar, ndërkohë që shtoi se nuk do të lejojnë asgjesimin e artit dhe të kulturës.

Forca jonë e vërtetë jeni pikërisht ju qytetarët që na keni mbështetur.Tani unë mund të deklaroj me zë të plotë që Teatri Kombëtar ka shpëtuar. Ky është një tempull i shenjtë që nuk mund ti bëjë dot askush asgjë. Do të doja shumë që sot të vinte këtu dhe kryeministri me kryebashkiakun që të shikonin dështimin dhe fundin e tyre politik dhe njerëzor.

Arti është një kështjellë shumë e fortë që nuk mposhtet kurrë. Unë dua të ritheksoj se beteja nuk mbaron këtu.Ne do të marrim detyrën historike që ta çojmë shoqërinë shqiptare përpara. Ne nuk do të lejojmë kurrë asgjesimin e artit dhe të kulturës. Jam kreanr që jam pjesë e kësaj proteste të gjatë. Protesta e Teatrit Kombëtar ishte qiriri që ndezi të gjitha protestat. Falenderoj Fax News që ka qenë fund e krye pro nesh gjatë gjithë kohës me ne!”– u shpreh Liçaj.