Sarandë/ Dyshohet se dhunoi bashkëshorten, arrestohet 28-vjeçari

91
Sigal

Një 28-vjeçar nga qyteti i Sarandës është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Uniformat blu njoftojnë se në pranga ka rënë i riu me iniciale K.Z, ndërsa nuk dihen ende motivet e këtij rasti të dhunës në familje.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Z., 28 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.