Sarandë/ 17 vjeçari kanos përmbaruesin dhe avokaten, shpallet në kërkim

130
Sigal

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim një 17 vjeçar për kanosje.

Blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Berdenesh, ku i riu ka kanosur përmbaruesin dhe një avokate, të cilët kishin shkuar në këtë fshat për të ekzekutuar vendimin e gjykatës për prishjen e një objekti.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim një shtetas 17 vjeç, pasi ditën e djeshme, në fshatin Berdenesh, ka kanosur për shkak të detyrës, shtetasin E. M., me detyrë përmbarues dhe shtetasen E. K., avokate, të cilët kishin shkuar në këtë fshat, për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës, për prishjen e një objekti”, njofton policia.