Sali Berisha refuzon dietat e parlamentit deri në fund të mandatit: Jam deputet i Tiranës

165
Sigal

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në faqen e tij në Facebook, në lidhje me derdhjet e bëra nga parlamenti shqiptar në shumën prej 75250 lekë dieta.

Berisha shkruan në Facebook se i refuzon këto dieta, pasi ai është deputet i Tiranës dhe se lëvizjet jashtë qarkut i përballon me të ardhurat personale.

Reagimi i Sali Berishës:

Njoftim!

Sot nga mediat mësova se ne llogarinë time bankare parlamenti ka derdhur për muajin shkurt dieta për mua si dhe për 93 deputete te tjerë shumën prej 75250 leke dieta.

Lidhur me sa me sipër deklaroj sa vijon:

1-Unë nuk kam patur asnjë dijeni për këto dieta.

2- I kërkoj parlamentit ti tërheqi ato nga llogaria ime bankare ku i ka derdhur.

3-Unë jam deputet i Qarkut te Tiranes dhe si tille nuk do pranoj asnjë diete deri ne fund te mandatit.

Lëvizjet e mia jashtë Qarkut te Tirane do ti përballoje me te ardhurat e mia. sb