Rrugorja e Tiranës fushatë sensibilizimi tek shkolla “Vasil Shanto”, nxënësit informohen mbi rregullat bazë të sigurisë rrugore

36
Ditën e sotme punonjës të Policisë Rrugore të Tiranës ishin në shkollën 9-vjeçare “”Vasil Shanto” në kryeqytet. Së bashku me mësuesit e kësaj shkolle ata informuan nxënësit mbi rregullat bazë të sigurisë rrugore.
Gjithashtu nxënësit u pajisën me fletëpalosje informative, çanta shkolle për ata që janë në nevojë dhe pajisje të ndryshme.
Ky takim është një pjesë e fushatës së Policisë Rrugore të kryeqytetit për një komunitet më të sigurtë dhe më të ndërgjegjshëm.
Njoftimi i Policisë:
🚦👫 Sot, punonjës të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, realizuan një fushatë sensibilizimi në shkollën 9-vjeçare “Vasil Shanto”, në Tiranë.
Së bashku me stafin mësimor, nxënësit u informuan mbi rregullat bazë të sigurisë rrugore, duke u shoqëruar edhe me fletëpalosje informative.
Gjithashtu u dhuruan çanta shkolle 🎒 dhe pajisje për nxënësit në nevojë dhe ata me rezultate të larta 📘✏️.
Kjo fushatë është një element kyç i angazhimit të Policisë Rrugore për të ndërtuar një komunitet më të sigurtë dhe më të ndërgjegjshëm.
Të gjithë së bashku për një Tiranë më të sigurtë! 🛣️🛑
Sigal