Rrjedha e vërshimeve u mori jetën dy pjestarëve, Berisha viziton familjen e Pjetër Rushajt

94
Sigal

Kreu i PD Sali Berisha viziton familjen e cila humbi dy pjestarë të saj nga rrjedha e vërshimeve në Malësinë e Madhe.

Ditën e djeshme kryefamiljari Pjetër Rushaj dhe dhe djali i tij 14 vjeçar humbën jetën pasi makina me të cilën udhëtonin u mor nga rrjedha e ujit të përroit në Malësinë e Madhe.

Kujtojmë se Berisha ka qenë sot edhe në fshatin Kuç të Shkodrës të përmbytur nga reshjet masive të rëna ditët e fundit. Ai tha se qeveria pa njoftuar ka hapur portat dhe tunelin e Komanit, pasi ka për qëllim vetëm vjedhjen.

Ndër të tjera kreu i PD-së është shprehur se qeveria e ka blerë energjinë 4 herë më shumë sesa po e shet në këtë moment.