Rritja e tarifave të studimit me 10%, Lëvizja për Universitetin: Të papërballueshme

543
Tarifat e studimit në këtë vit akadmik kanë pësuar rritje deri në 10%. Rritja e tyre ka qënë një kërkesë e universiteteve për të përballuar shpenzimet me burimet njerëzore dhe për ndërhyjet në infrastrukturë. Aktivitët e lëvizjes për universitetin thonë se tarifat e studimeve për programet master janë të papërballueshme. Studentët në këtë vit akademikë pagujanë më shumë për të njëjtin program studimi se një vit më parë. Universitetet kanë kërkuar rritje të tarfiave të studimit për të mbuluar nevojat bazë të tyre për të paguar pedagogët e rinjë të punësuar dhe për ndërhyjet në infrastrukturë. Dekani i Fakulteti Ekonomik Sulo Hadëri thotë se rritja e tarifës së studimit shkon deri në 10%.

Sulo Hadëri, Dekan i Fakulteti Ekonomik: Ka pasur një rritje të lehtë të tarifave që kushtëzohen edhe nga nevojat që ne kemi për të përballur gjithë këtë masë të studentëve që ne kemi në rritjen e cilësisë së këtij aktiviteti mësimor duke përmirësuar jo vetëm kushtet infrastrukturore por edhe ato që lidhen me procedurat mësimore. Qeverite janë të kujdesura që të jenë të matura në rritjen e tarifave. Rritja e tarfiave diku tek 10% maksimumi.  Aktivistët e Lëvizja për Universitetin, thonë se tarifat e studimit master janë më të kushtueshme. Rritja e tarifave ka qënë një ndër diskutimet më të nxehta të ministrisë së Arsimit-Universiteteve dhe studentëve. Studentët që u bashkuan lëvizjes për universitetin protestuan kundër rritjes së tyre ndërsa ministria e Arsimit Lindita Nikolla ka mohuar rritjen abusive të tarifave të studimit.
Sigal