Rritja e çmimit të naftës, Berisha do ti bashkohet protestës: Në shesh kundër qeverisë

171
Sigal

Rritja e çmimit të karburantit pasditen e kësaj të mërkure do të bëjë bashkë qytetarët të cilët kanë paralajmëruar protestë para kryeministrisë.

Protestës për rritjen e frikshme të çmimeve ditët e fundit do i bashkohet edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në shesh para kryeministrisë.

Tirana ne shesh ne ora 17:00 kundër qeverisë për rritjen e çmendur te çmimit te naftë”, shkruan Berisha në Facebook.

Ndërkohë në protestën e sotme qytetarët kanë bërë thirrje për ulje të çmimit të karburantit.