Shqipëria do vijojë të presë, BE: Reformat themelore politike e ekonomike në këto shtete janë larg standardeve evropiane

226
Sigal

Kërkesat për procedura të përshpejtuara për anëtarësim në BE të tre vendeve të lindjes Ukrainë, Moldavi e Gjeorgji nuk do të ndryshojnë asgjë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria do të vijojë të presë.

Pas vendimit për të shqyrtuar ofertat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Ukrainës, Gjeorgjisë e Moldavisë, diplomatët e BE-së insistojnë se kjo nuk ndryshon asgjë për procesin e Ballkanit Perëndimor.

Të hënën ambasadorët e 27 vendeve anëtare vendosën që t’i kërkojnë Komisionit Evropian shqyrtimin e kërkesave të tre vendeve të lindjes së Evropës anëtarësimin në BE.

Përfaqësuesit e vendeve anëtare kanë ngritur në takim edhe çështjen e Ballkanit Perëndimor, të cilat me vite të tëra kanë ngelur në vend numëro sa i përket procesit të zgjerimit.

Një përfaqësues i lartë i BE-së u shpreh se nuk ka asnjë ndryshim sa i përket perspektivës së BE-së për Ballkanin perëndimor.

“Po ne folëm për Ballkanin Perëndimor në takim për të thënë se është e qartë se ky vendin nuk ndryshon asgjë për perspektivën evropiane të rajonit.”

Sipas Brukselit, procesi i pranimit të Ukrainës, Gjeorgjisë e Moldavisë mund të zgjasë shumë nëse ndiqet e njëjta rrugë si për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut apo vendet e tjera.

Sipas BE-së reformat themelore politike e ekonomike në këto shtete janë larg standardeve evropiane. Disa shtete anëtare, kryesisht europiano-lindorë, po bëjnë thirrje për një procedurë të përshpejtuar për Ukrainën, Gjeorgjinë e Moldavinë, një propozim ky që zakonisht është bllokuar nga vendet e zgjerimit si Holanda apo Franca.