Një ngjarje e rëndë ka ndodhur 1 ditë para zgjedhjeve. Elsa Bita, aktivistja e PD-së ka denoncuar duke thënë se është rrahur nga vëllai i kryebashkiakut të qytetit, Fredi Kokoneshi, ndërsa në një version të dytë, ajo tha se është dhunuar nga shefi i Policisë në Divjakë, Altin Shehu.
Sipas denoncimit, shefi i policisë i ka thyer krahun të resë, e cila ndodhet në spital. Ajo thotë se u dhunua pasi filmoi edhe administratën duke marrë pjesë në disa takime elektorale.
“Isha duke filmuar brenda një lokali, nuk e di kush i njoftoi, ishin 4 vetë. Shefi i komisariatit vetë më qëlloi më tha pse filmon. E mori telefonin, më kapi dhe më foli. Vetëm ai ishte, të tjerëve iu thoshte shoqërojeni në komisariat. Të tjerët nuk po i bindeshin dhe më kapi vetë. Quhet Altin, mbiemrin s’ja di. Ka një muaj më duket që ka ardhur këtu”,-tha Elsa Bita.





















