Rrëzimi i helikopterit, ushtari i mbijetuar: Ja si shpëtova nga vdekja

643
Ushtari profesionist, Gerald Baramuca, 23 vjeç, nga Bathorja, ia doli t’i mbijetojë rrëzimit të helikopterit me të cilin fluturonte së bashku me kapitenin Florian Deliaj dhe togerin Donald Hoxha, të cilët humbën jetën. Baramuca është dërguar në spitalin e Shkodrës, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Ai i ka rrëfyer policisë dhe bluzave të bardha se ka qenë parashuta ajo që i ka shpëtuar jetën. Pasi ka hapur parashutën, ai ka rënë në ujë, ndërsa më pas ka dalë në breg me not. Ai ka kërkuar ndihmën e banorëve të zonës, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Sigal