Rreth 20 mijë protestues nisen nga rrethet për t’iu bashkuar protestës së opozitës

591
Organizatorët e opozitës kanë bërë me dije se në protestën e sotme do të ketë një pjesëmarrje masive. Siç ndodh në raste të tilla, shumë protestues nisen me autobuza nga rrethet për të ardhur në Tiranë. Kështu, për të marrë pjesë në protestën e opozitës që kulmon sot në orën 12:00, mësohet se rreth 2400 persona janë nisur nga Mati, ndërsa 6000 persona nga qarku i Dibrës.

Po ashtu në Elbasan 2500 mbështetës të PD-së nga ky qark do t’i bashkohen protestës së opozitës. Protestuesit e Elbasanit pritet të nisen në orën 09:00.

Mbi 2 mije qytetare kuksianë të organizuar dhe me automjete private janë nisur drejt Tiranës për protestën e PD. Qytetarët thanë se po shkojnë për të protestuar kundër varferisë, drogës rrëzimin e Ramës për zgjedhje të lira dhe republiken e re.

Qytetarë dhe anëtare të PD Fier nisen drejt Tiranës për protestë. Janë rreth 20 autobuzë 10 furgona dhe makina private, pohon Luan Baci kreu i PD, Fier.

Lezhë, qindra qytetarë janë mbledhur në mënyre të organizuar dhe po nisen për në protestën e PD. Mbi 10 autobuzë nga qyteti dhe të gjitha njësite administrative po nisen drejt Tiranes. Kreu i PD, Paulin Marku janë mbi 2500 persona qe po nisen nga Lezha me autobuza dhe mjete private. Drejtues të PD në Shkodër bëjnë të ditur se janë rreth 3 mijë protestues që janë nisur drejt Tiranës. 9 autobusë, 15 furgonë dhe mbi 600 mjete private.
Sigal