Rrëshen/ Të punësuar 200 punëtorë në fabrikën 24 orëshe të kanabisit, sasia e drogës së sekuestruar 3 ton

509
Sigal

Vlera e drogës
së kapur sot në Rrëshen mendohet se arrin shifrën e 1 milionë Eurove. Bëhet
fjalë për një farbrikë që funksiononte 24 orë në mes të qytetit të Rrëshenit ku
ishin të punësuar rreth 200 puntorë.
Për një gjë të tillë fliste i gjithë qyteti përveç policisë,
edhe pse kompleksi i grumbullimit ishte fare afër komisariatit dhe Bashkisë. Në
fabrikë janë gjetur pajisje për tharje dhe qethje të kanabisit, bëjnë me dije
burime brenda policisë.
Sasia e drogës së sekuestruar sot
në Lezhë gjatë aksionit antidrogë është diku tek 3 ton. Forca policore dhe
zyrtarë u nisën nga Tirana për të shkuar në Rrëshen. Pesëmbëdhjetë (15) persona
janë të arrestuar, të cilët u gjetën në këtë magazinë droge gjatë momentit të
aksionit