Rrëmbyesit e bosit të Call Centerave, djemtë e pronarit të UBA Bank, Gazment Nezës

Policia dhe SPAK duhet të zbulojnë se çfarë fshihet në të vërtet pas rrëmbimit të biznesmenit Florjan Sula nga dy djemtë e UBA BANK. A kemi të bëjmë me një grup kriminal? Në hetim duhet të përshihet edhe pronari i i UBA BANK, Gazment Neza ortak i Eurosig Albania.

Detaje të reja janë zbuluar për rrëmbimin e biznesmenit të Call-Centerave  në zonën e ish-Parkut të Autobusëve, 32-vjeçarin, Florjan Sula. Burime bëjnë me dijes se shkak për pengmarrjen është bërë një borxh prej 30 mijë eurosh mes të rinjve dhe Sulës, të cilët më pas bashkë me Hysen Nezën e morën peng dhe i kërkuan 2 milionë euro. Pasi Sula nuk iu gjeti dot 2 milionë euro ata e liruan për ti sjellë 500 mijë euro. I riu shkoi në Polici dhe më pas u bë arrestimi i tyre. Por kush janë të rinjtë dhe çfarë fshihet pas prishjes së pazareve. Jurgen dhe Kevin Neza janë dy djemtë e biznesmenit Gazment Neza, i njohur si pronar i Bankës së Bashkuar së Shqipërisë, (UBA BANK), dhe ortak në Eurosig Albania.Ndërkohë që Policia po i shqyrton të gjitha pistat e fshehura pas pengmarrjes.

NOA

Kush është Florian Sula?

Një nga anëtarët e bandës së padukshme të Amant Josifit dhe Flladi Malajt është pikërisht Florian Sula nga Divjaka e Lushnjes, ende aktiv me celulat call center, por i angazhuar në pastrimin e parave me ndërtime në bregdet. Për shkak të aftësive të tij menaxheriale dhe njohurive në kompjuterike, Florian Sula u kthye në një nga personazhet e nëndheshëm kyç të zhvatjes së miliona euro qytetarëve evropianë përmes mashtrimi të investimit të rremë në bursa.Edhe pse figuron pa asnjë historik biznesi dhe pa të ardhura të ligjshme, Florian Sula ka investuar vitet e fundit qindra mijëra euro në pasuri të paluajtshme nga Tirana në bregdet, ndërsa i ka shpëtuar deri më sot të gjitha hetimeve të SPAK për grupet kriminale në fushën e mashtrimit. Mjeshhtri i Forex Florian Sula, derivat i Josifit, vitet e fundit, me paratë e siguruara përmes mashtrimit me pasoja të rënda, ka blerë prona me vlerë qindra mijëra euro nga Borshi deri në Himarë.Pronat janë blerë me qëllim zhvillim e tyre për të ndërtuar hotele dhe vila, një formë kjo masive për pastrimin e parave të pista. Një burim policor, i cili po monitoron Florian Sulën me kërkesë të agjencive të huaja ligjzbatuese, tha se Florian Sula, për të kamufluar pastrimin e parave që janë produkt i aktivitetit kriminal, ka përfshirë në skemë njerëz të afërt dhe të besuar. Ndryshe nga shumë bosë call centrash që kanë hequr dorë nga skemat e mashtrimit dhe po pastrojnë qetësisht paratë pista në ndërtim, Florian Sula vijon të jetë aktiv në aktivitetin kriminal të mashtrimit me invesimet e rreme në bursa, duke pastruar në të njëjtën kohë paratë që janë produkt i aktivitetit kriminal./ZËRI