Makina “fluturon” dhe futet në stacionin e autobusit, përplas dy kalimtare në Tiranë

236
Sigal

Dy kalimtare janë aksidentuar mbrëmjen e sotme në Tiranë si pasojë e një aksidenti.

Policia njofton se rreth orës 20:55 te “Vasil Shanto” një makinë me drejtuese F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një stacion autobusi.

Si pasojë ka aksidentuar dy këmbësore të cilat u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.