“Rilindja” rezultoi “makinë rrangallë” korrupsioni, koncesionesh e prodhim-trafiku droge

565
Më 23 qershor 2013, shqiptarëve iu tha me bujë të madhe, se “Rilindja” ishte një “makinë e re me timonier të ri”, që do na nxirrte shqiptarët dhe vendin nga rruga e krimit, korrupsionit, drogës, trafiqeve, administratës familjare, analfabetizmit, papunësisë, varfërisë, dhunës policore dhe se do të zhdukte monopolet dhe koncesionet e mafies së “duarve të pastra” në ekonomi, se do të pastronte shtetin nga drejtuesit me universitete “Sude”, se do të çonte para ligjit krimin e Gërdecit 2008, hajdutët e firmave piramidale, bandat e 14 shtatorit 1998, hajdutët e Rrugës së Kombit dhe vrasësit e 21 janarit 2011. E vetë-lyer me bojën “mavi” sorosiane, sot pas katër vitesh, “makina” e “rilindjes” rezultoi një :makinë rrangallë” me një “timonier” që nuk e futi Shqipërinë dhe popullin në “autostradën” e ndryshimit, por vazhdoi në atë “rrugë” 25 vjeçare “me gropa”, duke u bërë palë edhe me ata që kanë shkaktuar këto “gropa”. Edhe “rilindja”, doli së është një “makinë rrangallë” korrupsioni, koncesionesh, tenderësh, administrate familjare, dhunë policore, trafiku droge e bashkëpunuese me ish-shtetarët e krimeve.
Sigal