Rikthehen reshjet e shiut, si do të ndryshojnë temperaturat sot

105
Sigal

Sot rikthehen reshjet.

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore, por kalime të lehta të vranësirave pritet të ketë në zonat malore.

Ndërsa pasditja dhe orët vijuese do të sjellin në vendin tonë shtim gradula të vranësirave të cilat do të mund të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara shiu në zonat Jugore dhe pjesërisht në zonat Veriperëndimore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 14°C.