Riaktivizohen 6 koncesione që do “përpijnë” 1 mld euro

Ja lista e kompanive që do gllabërojnë 1/6 e buxhetit të shqiptarëve për 2024. Këto para duhet të shkonte për rritjen e pensioneve, uljen e varfërisë, rrugicat e lagjeve, ujin e pishëm, luftën kundër krimit, arsimin, shëndetsinë etj., por që po i gllabërojnë oligarkët, për të cilët FMN, BB dhe BE kanë paralajmëruar shtetin që të ndërpresë dhënien e këtyre koncesioneve.

Riaktivizohen 6 koncesionet që do “përpijnë” nga buxheti i shqiptarëve 1 miliardë euro

Sigal

 Ja lista e kompanive që do gllabërojnë 1/6 e buxhetit të shqiptarëve për PPP-të e rrugëve, zhvillimit urban dhe infrastrukturës arsimore

 

Koncesione apo PPP- të reja me vlerë  1.04 miliardë Euro startojnë vitin 2024, dhe përbëjnë rreth 4.5% të PBB-së së parashikuar për vitin 2024. Për 5 nga 6 kontrata koncesioni PPP të planifikuara është zhvilluar gara e tenderit dhe janë shpallur fituesit.

 Edhe pse FMN, BB dhe BE kanë paralajmëruar qeverinë shqiptare që të ndërpresë dhënien me PPP të shërbimeve në Shqipëri, projektbuxheti i vitit 2024 ka planifikuar dhënien e 6 mbi kontratave të reja me vlerë 1 miliard USD, të cilat do paguhen nga xhepat e qytetarëve. 6 Koncesione apo PPP të reja me vlerë rreth 109.5 miliardë lekë apo 1.04 miliardë Euro startojnë vitin 2024, dhe përbëjnë rreth 4.5% të PBB-së së parashikuar për vitin 2024. Për 5 nga 6 kontrata koncesioni PPP të planifikuara është zhvilluar gara e tenderit dhe janë shpallur fituesit.

Sipas sektorit, nga projektet e reja koncesione PPP të planifikuara, 4 janë në sektorin e Transportit (rrugor dhe ajror) me vlerë në total 104.3 miliardë lekë, ndërsa 2 koncesionet/PPP e tjera janë në sektorin e zhvillimit urban, dy kontrata Koncesionare në sektorin e Infrastrukturës Arsimore, Bashkia Tiranë me një vlerë në total prej 5.18 miliardë lekë.

Për 5 kontrata investimi do të jetë me privat, por me nivel të parashikuar të të ardhurave nga buxheti i shtetit si garantor dhe 1 është me financim plotësisht privat. Për 5 kontrata investimi do të jetë me privat, por me garanci nga Buxheti i Shtetit.

Projekti Koncesion/PPP: Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim i segmentit rrugor Kashar-Pezë-Lekaj

 

Për këtë projekt është shpallur fitues në 13 shkurt 2023, bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Gjoka Konstruksion” sh.a & “Junik” sh.p.k.& “Cobial” sh.p.k. & “Pepa Group”sh.p.k & “UDHA” sh.p.k. &“Geoportal” sh.p.k. & “A&E Engineering” sh.p.k- me vlerë 474,869,965 Euro pa TVSH. Sipas dokumentit standard të tenderit ky segment do të jetë me pagesë nga përdoruesit e rrugës me një tarifë të parashikuar rreth 0.02555 Euro/ km. Në dokumentet standarde të tenderit të publikuara, është evidentuar se Shteti do të jetë garant për Koncesionarin, nëse ky i fundit nuk arrin të plotësojë nivelin e të ardhurave fillestare të planifikuara. Vlera në total e parashikuar për Garancinë është 48.5 milionë Euro, për gjithë kohëzgjatjen, ndërkohë të ardhurat e parashikuara për këtë koncesion janë 2.23 miliardë Euro.

Edhe pse FMN, BB dhe BE kanë paralajmëruar qeverinë shqiptare që të ndërpresë dhënien me PPP të shërbimeve në Shqipëri, projektbuxheti i vitit 2024 ka planifikuar dhënien e 6 mbi kontratave të reja me vlerë 1 miliard USD, të cilat do paguhen nga xhepat e qytetarëve.

Projekti Koncesion/PPP: Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim i segmentit rrugor Milot-Thumanë

Për këtë projekt është shpallur fitues në datë 13.02.2023, oferta me vlerë 44,620,189 Euro pa TVSH nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive “Gener 2” sh.p.k., “Illyrian Consulting Engineers” sh.p.k. dhe “I.D.K- Konstruksion” sh.p.k. Sipas të dhënave në dokumentet standarde të tenderit, ky segment rrugor është planifikuar të jetë me pagesë nga përdoruesit, me një tarifë paraprake maksimale të parashikuar prej 0.04148 Euro/km. Të ardhurat totale të parashikuara për koncesionarin janë në nivelin rreth 291.6 milionë Euro përgjatë gjithë kohëzgjatjes. Gjithashtu për këtë segment rrugor parashikohet një Garanci e nivelit të ardhurave nga Shteti nga viti i parë i operimit deri në vitin 2040, në vlerën maksimale rreth 4.57 milionë Euro.

 

Projekti Koncesion/PPP Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim i segmentit rrugor Lekaj-Konjat-Fier

Ky projekt do të zbatohet nga Bashkimi i shoqërive “Fusha” sh.p.k. &“Agbes Construksion” sh.p.k. & “Albavia” sh.p.k. & “Kupa” sh.p.k & “Ante-Group” sh.p.k.& “Klodioda” sh.p.k. & “A.L.T.E.A. dhe Geostudio 2000” & “Sphaera” sh.p.k, të njoftuar si fitues në datë 14.11.2022. Ky segment ka vlerë investimi 320,000,000 Euro pa TVSH. Kohëzgjatja e kontratës së koncesionit/PPP është 35 vjet. Në total gjatë viteve të operimit, shoqëria do të mbledhë rreth 1.29 miliardë Euro nga të ardhurat bazë. Gjithashtu për këtë projekt është parashikuar një Garanci e nivelit të të ardhurave nga ana e Shtetit, në nivelin rreth 32,5 milionë Euro.

Ndërkohë, gjatë vitit 2021 është bërë shpallja e tenderit për koncesionin PPP ‘Për projektimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e Aeroportit të Sarandës’. Ky projekt është propozim i kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe është kontratë e formës Ndërtim Operim Transferim (BOT).

Burimi i financimit të ndërtimit të këtij projekti do të jetë Investitori Privat dhe ka një kohëzgjatje të parashikuar prej 35 vitesh. Vlera e investimit e parashikuar në projektbuxhetin 2024 është 4.22 miliardë lekë pa TVSH. Dy kontratat e tjera që pritet të fillojnë në 2024 janë për Infrastrukturën Arsimore në bashkinë Tiranë përkatësisht në zonat 2 dhe 3

Planifikimet e reja në koncesione PPP, të cilat kërkojnë garantimin e të ardhurave nga Buxheti i Shtetit nënkuptojnë po ashtu rritje të detyrimeve kontigjente me të cilat duhet të përballet shteti shqiptar.