Rezultati i zgjedhjeve u manipulua, po përgatisin dosje me shkeljet e dokumentuara për humnerën e zgjedhjeve

109
Sigal

KAS ka nisur shqyrtimin e ankesës së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Rrogozhinës.

Përfaqësuesi ligjor i koalicionit ‘BF’, Ivi Kaso ka prezantuar pretendimet mbi rezultatin e zgjedhjeve bashkiake në Rrogozhinë në 14 maj. Kaso ka theksuar se kandidati i koalicionit ‘BF’ ka qënë fitues, por i janë hequr votat gjatë numërimit si të pavlefshme.

Gjithashtu, Kaso ka sjellë në vëmendje edhe qendrën e votimit në burgun e Rrogozhinës, kuti e cila përmbysi rezultatin, duke nxjerrë fitues kandidatin socialist me 23 vota diferencë. Sipas përfaqësuesit ligjor të ‘BF’-së, qendra e votimit në burg ishte në kundërshtim me ligjin dhe se në burgun e Rrogozhinës ishin vetëm 2 të dënuar me të drejtë vote.

Kaso: Kandidatit të BF i janë hequr vota si të pavlefshme. Kandidatit të PS i janë shtuar vota. Bashkia e Rrogozhinës u fitua me 23 vota diferencë. Para kutisë së burgut kandidati i BF-së ishte fitues. Kemi detajuar parregullsitë e gjetura. Qendra e votimit në burg ishte në kundërshtim me ligjin.

Në burgun e Rrogozhinës vetëm 2 të dënuar me të drejtë vote. Të dënuarit në Rrogozhinë votuan në kundërshtim me ligjin.