Revista italiane “L’Espresso”:Si kryhet transporti i drogës nga Shqipëria në Itali

494
Sigal


Gazeta Telegraf/

Revista italiane “L’Espresso” në sajë të
investigimit nga gazetarët kanë zbuluar se si kryhet transporti i drogës nga
Shqipëria në Itali

Përveç hashashit që kultivohet në
Itali, me qindra ton importohen kryesisht nga Maroku dhe Shqipëria. 

Gazetarët
italianë kanë biseduar me kolonelin Maurizio Muscara të Guardia di Finanza, që
tregon betejën e vazhdueshme me trafikantët.

“Në tre vitet e fundit kemi sekuestruar
më shumë se 11 tonë”, thotë Muscara. “Një kg e blerë direkt nga plantacionet në
Shqipëri kushton maksimumi 200 euro dhe shitet në Itali për 10 mijë euro. Kjo
do të thotë se me një ton, banda fiton 10 milionë euro”.

Nga përllogaritjet e Guardia di Finanza
të ardhurat vjetore të këtij biznesi arrijnë në 4-5 miliardë euro. Sipas tyre
prodhimi i lëndës narkotike  është 900 tonë çdo vit.

Revista italiane “L’Espresso” tregon se
si trafikohet droga nga Shqipëria në Itali:

“Është natë e errët në kanalin që
bashkon Otranton me Borshin, 90 km nga qyteti i Vlorës, në Shqipëri. Vetëm hëna
ndriçon atë pjesë të detit dhe vihen re gjurmët që lë një motor uji i lëshuar
me gjithë shpejtësinë drejt brigjeve të Pulias. E drejton një djalosh, pak më i
madh se minoren. I punësuar nga bandat kriminale shqiptare. Në çdo anë të
motorit të ujit ka 200 kg hashash i kultivuar në malet e qarkut të
Gjirokastrës. Ai e di që ka vetëm 50% mundësi për të përmbushur misionin për të
cilin është ngarkuar. Shumë nga bashkatdhetarët e tij ia kanë dalë. Vetëm se
atë natë, patrullat detare të Guardia di Finanza së Barit, Departamenti
ajror-detar mbikëqyrin bregdetin me motoskafë të fuqishëm, që dikur ishin në
duart e kontrabandistëve të cigareve.

Një helikopter i “Fiamme Gialle”
fluturon mbi zonën nga e cila zakonisht vijnë skafistët e marijuanës dhe i
duhet vetëm pak për pikasur motorin e ujit të ngarkuar me hashash. Më pas, ia
komunikon koordinatat “Corbelli”, që nis ndjekjen. Skena të tilla përsëriten
vazhdimisht. Efektivët e udhëhequr nga kolonel Maurizio Muscara janë mes më të
përgatiturve në Itali”, shkruan “L’Espresso”.

Revista thotë se hetimet kanë treguar
se trafikantët shqiptarë të kanabisit kanë baza italiane dhe janë të lidhur me
bandat e Salentos të “Sacra Corona Unita”.