Revanshi politik, ikin 143 punonjës, mbyllen shërbimet publike

515
Sigal

Këshilli Bashkiak i Skraparit shkrin administratën e Bashkisë, mbyllet çerdhja me 40 fëmijë, mbyllet qendra e 12 fëmijëve me aftësi ndryshe

Hidhen në rrugë 143 punonjës, për revansh politik

Nga Skrapari, Bashkim Kapinova

Duket se vendimet absurde të Këshillit socialist të Skraparit kanë gjetur zbatim në bashki. Duke filluar nga sot, 143 punonjës të shërbimeve dhe 17 punonjës të administratës hidhen në rrugën e madhe dhe i shtohen ushtrisë së të papunëve, kësaj shifre po t’i shtosh dhe 40 nënat, të cilat nga sot do të qëndrojnë në shtëpi, për shkak të mbylljes të çerdhes dhe 12 nënat e 12 e fëmijëve me aftësi të kufizuar, numri i të papunëve shkon 212 vetë. Në këtë rast administrata e bashkisë mbetet me 29 punëtorë, por kjo pak rëndësi. Në bashkinë e Skraparit, me territor 680 km2 shkrihen këto shërbime. Çerdhja mbyllet dhe mbeten në shtëpi 40 fëmijë, si pasojë e së cilës mbeten edhe prindërit e tyre, pasi nuk kanë se kush t’i mbajë fëmijët e tyre. Qendra e fëmijëve me aftësi të kufizuar dhe mbeten në rrugën e madhe 12 fëmijë, pasi familjet e tyre nuk kanë mundësi t’ju shërbejnë. Sektori sportit mbetet me një punonjës dhe me drejtuesin e mjetit. Mbyllet Muzeu, duke e lënë në mëshirën e fatit. Pallati i Kulturës “Riza Cerova”, mbetet me një punëtor. Biblioteka mbyllet, duke lënë në mëshirën e fatit mijëra botime (libra, artistikë, shkencor etj. Shkrihet administrata e dy Njësive Administrative, Zhepë e Vëndreshë. Të gjitha Njësitë Administrative mbeten me 1 deri në 2 punonjës.

Burime nga Bashkia Skrapar konfirmojnë për gazetën “Telegraf” se në institucionin e tyre, bashkisë Skrapar, i ka ardhur një njoftim nga dega e thesarit Skrapar, se ky institucion nuk do të lëvrojë asnjë fond pa filluar zbatimi i vendimeve të Këshillit socialist të Bashkisë. Madje, shkresa e mbërritur nga Ministria e Financave detyron thesarin dhe, në këtë rast, ky i fundit detyron bashkinë nëpërmjet mos financimit dhe likuidimit që kjo e fundit është e detyruar që të shkrijë të gjitha shërbimet ndaj qytetarëve të saj. Burime pranë bashkisë thanë se kjo e fundit është e detyruar që të zbatojë vendimet absurde të Këshillit socialist të Bashkisë deri në momentin që të shprehet gjykata për sigurimin e padisë dhe më pas çështja do të vazhdojë me gjyqin në themel. Por, deri sa të zhvillohen këto procedura ligjore, bashkia është e detyruar që të zbatojë vendimet absurde që sjellin vetëm anarki.