Reshjet e shiut përmbytin tokat në Kurbin, uji depërton edhe në banesa, situatë që përsëritet çdo vit

289
Sigal

Reshjet me intensitet të lartë gjatë mbrëmjes së të enjtes, kanë sjellë prurje të mëdha uji në disa zona të Kurbinit.

Për shkak të reshjeve të shumta të shiut janë përmbytur disa fshatra.

Për shkak të reshjeve në fshatin Gjorem uji ka depërtuar brenda disa banesave, ndërsa ndodhen nën ujë dhjetëra ha toke bujqësore.

Sipas dhe banorëve një situatë e tillë është e përsëritur çdo vit. Gjithashtu disa familje janë përmbytur në fshatin Zheje dhe Katund i Ri.

Ndërkohë deri më tani nuk ka një bilanc të qartë në lidhje me situatën e krijuar nga reshjet e shiut në vend.