Reshjet e shiut bllokojnë rrugët në Lazarat, izolohen rreth 80 familje

229
Sigal

Moti i keq në Lazarat ka shkaktuar probleme në disa lagje.

Për shkak të reshjeve të dendura përroi i Sopotit ka vërshuar në rrugë dhe për pasojë ka bllokuar lagjen “Lenxat” të këtij fshati.

Mësohet se rreth 80 familje kanë mbetur të izoluar.

Situata përsëritet në këtë lagje sa herë ka reshje të dendura shiu.

Bashkia Gjirokastër ka nisur ndërhyrjen për pastrimin e inerteve dhe hapjen e rrugës në Lazarat.