Reshjet e dëborës në juglindje të vendit/ Trashësia shkoi deri në 7 cm, si paraqitet gjendja e rrugëve

32
Sigal

Reshjet e dëborës që përfshinë juglindjen e vendit mbrëmjen e së enjtes kanë ndalur. Me intensitet deri mesatar kanë qenë më të dendura në lartësitë mbi 1200 m. Raportohet se në fshatin turistik të Dardhas dëbora shkoi deri në 7 cm, ndërkohë që është punuar për pastrim dhe kriposje edhe në akset nacionale që u përfshinë nga reshjet, borëpastrueset kanë qenë në terren në akset Korçë-Pogradec, Pogradec-Qafëthanë dhe në aksin Korçë-Erseke në Qafën e Qarrit.

Sakaq, në segmentin rrugor Korçë-Panarit trashësia e dëborës raportohet se ka shkuar deri në 4 cm, ndërsa reshjet kanë qenë me intensitet të ulët.

Fatmirësisht nuk ka pasur probleme me qarkullimin e automjeteve, por drejtuesit e mjeteve apelohet që të qarkullojnë me zinxhirë dhe te tregojnë kujdes të shtuar. Gjithashtu në rrugën Lekas-Voskopojë dëbora ka shkuar në 3 cm, edhe në këtë segment nuk ka probleme. Të gjitha akset nacionale dhe rrugët dytësore janë të kalueshme dhe pa probleme, ndërkohë temperaturat priten të ngrihen në mesditë.