Reshje shiu në të gjithë vendin, si do të ndryshojnë temperaturat sot

221
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e premte moti parashikohet kryesisht i vranët.

Do të ketë reshje shiu në të gjithë vendin me intensitet të ulët dhe mesatar.

Në pjesën veriore dhe pjesërisht në qendër në orët e para të mëngjesit deri në mesditë do të ketë reshje me intensitet të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve dhe në verilindje do të ketë reshje dëbore në lartësitë mbi 300-400 metër. Do të ketë gjithashtu prezencë mjegulle të dendur në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim Jug – Jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore do ketë shpejtësi deri në 18m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 11/13 re shi

Kukës 6/10 re shi /borë

Lezhë 11/12 re shi

Dibër 5/8 re shi /borë

Durrës 11/16 re shi

Tiranë 11/15 re shi

Elbasan 10/13 re shi

Berat 12/14 re shi

Vlorë 13/16 re shi

Korcë 5/10 re shi

Gjirokastër 10/14 re shi

Sarandë 10/16 re shi.