Reshje shiu e temperatura të ulëta, si parashikohet të jetë moti për sot, në zonat malore do të ketë dëborë

88
Sigal

Moti sot pritet të jetë me reshje shiu dhe temperature të ulëta. Shi pritet të ketë pjesërisht në zonat qendrore dhe Lindore.

Ndërsa në zonat malore do të ketë reshje të pakta dëbore. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -1°C deri në 13°C.

Orët në vijim do të sjellin një përmirësim të dukshëm të kushteve të motit, duke bërë që gjatë mesditës një pjesë e mirë e Shqipërisë të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me kthjellime.

Pasditja dhe mbrëmja sjellin kalime të pakta vranësirash në vendin tonë, ku më të fokusuara do të jenë në zonat malore.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 – 5 ballë.