Reshje bore në zonat malore, java nis me temperatura të ulëta, ja si parashikohet të jetë moti

122
Sigal

Java e ardhshme, e cila përkon dhe me ardhjen e stinës së dimrit, do të sjellë ndryshime nga dita në ditë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, deri në mesjavë do të mbizotërojnë vranësirat dhe kthjellimet. Më tej, reshjet e shiut do të bëhen të pranishme të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar kryesisht në jug të vendit. Reshjet e dëborës, do të rikthehen në male me intensitetet të ulët e lokalisht mesatar në alpe.

“Era, do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë. Ditën e mërkurë deri 4 ballë”, thuhet në njoftimin e SHMU.

Reshje bore në zonat malore, java nis me temperatura të ulëta, ja