Reportazhi i Franffurter Allgemeiner, Shqipëria vend pa të ardhme

480
“Në Shqipëri nuk ka luftë,nuk ka uri.Përsë ikin shqiptarët atëherë?” Kjo është pyetja e shtuar nga gazeta gjermane Deutsche Allgemeine. Gazetarja përpiqet të shpjegojë arsyet e vërteta të ikjes së shqiptarëve.
Ajo ka zgjedhur të shkruaj një reportazh për qytetin e Durrësit dhe të Tiranës, 2 metropolet e vendit. Sipas saj plazhi i Durrësit ngjan me atë të Saint Tropez në Francë, një nga më të bukurit në botë. Në reportazhin e saj ajo përfshin mënyrën e jetesës së shqiptarëve ku shumica e tyre lëvizin me mercedesa. Gazetarja shprehet që në Shqipëri nuk ka uri por njerëz të papunë dhe të pashpresë.
Në udhëtimin e saj ajo zbulon pjesën tjetër të Shqipërisë. Ajo ndalon në Shkozë, në periferi të Tiranës, ku përballet me vuajtet e qindra banorëve të komunitetit rom, të cilët jetojnë në kushte të mjerueshme. Ata nuk kanë as ujë të pijshëm, as kanalizime, as energji elektrike dhe as mundësi për të shkolluar fëmijët e tyre. Ky komunitet e mban frymën gjallë duke mbledhur materiale plastike.
Ajo del në përfundimin se janë arsyet ekonomike dhe jo politike që detyrojnë shqiptarët të kërkojnë azil në Gjermani . Në reportazhin e saj gazetarja gjermane i quan shqiptarët emigrantë 
Sigal