Rënie gurësh dhe inertesh, ARRSH apel qytetarëve: Ja asket problematike, lëvizni me goma dimërore

21
Sigal

Gjatë orëve të natës ka pasur reshje shiu me intensitet, të cilat kanë shkaktuar rënie gurësh e inertesh në: Skuraj-Burrel, Elbasan-Qafë-Thanë, Vaudejes-Pukë-Kukës, Bulqize-Urë e Cerenecit, Berat-Çorovodë, rrëshkitje dheu në Klos-Qafë Buall, ku janë marrë masat e nevojshme menjëherë nga grupet e punës të mirëmbajtjes për pastimin e akseve Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale

ARRSH njofton se në orët e para të mëngjesit kanë filluat reshjet e dëborës në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh,
Bilisht-Miras ku po vijon puna për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës. Temperaturat kanë qenë në rritje

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.