Rektori i Universitetit të Korçës, Gjergji Mero, paditet në Prokurori për korrupsion

858
Sigal

(Çështja për hetim i kalon prokurores D. Theodhori, pedagoge e jashtme në po atë Universitet)

 Rektori i Universitetit Shtetëror “Fan S. Noli” të Korçës, Gjergji Mero, paditet në Prokurori për korrupsion dhe abuzime me detyrën, ndërsa çështja i kalon për hetim prokurores D. Theodhori, pedagoge e jashtme në po atë Universitet. Ky fakt përbën skandalin e radhës për gjyqësorin në vend. Do të binin, në fakt, hamendjet se shorti është hedhur sipas të gjitha rregullave dhe në përputhje me ligjin. Edhe nëse rastësia do të vendoste kështu, duhej që vetë prokurorja Theodhori të mos pranonte çështjen në ngarkim, për shkka të konfliktit të interesit. Nuk duhet harruar fakti se ajo është punësuar me kontartë të firmosur nga Rektori Mero, si pedagoge në Universitetin e Koprçës dhe me domosdo do i kthejë nderin, duke e nxjerrë “engjëll” drejtuesin e Universitetit të Korçës, pasi dihet që gjykata nuk mund të japë një dënim më të madh se ç’jep Prokuroria. Mesa duket, rrënjët e korrupsionit dhe nepotizmit të ngulura thellë nga z. Mero në Universitetit Shtetëror “Fan S. Noli” lëshojnë frytet e tyre të hidhura dhe antiligjore edhe në gjykatën e Korçës. Edhe më herët në gazetën “Telegraf” (në 12 shkurt 2014) janë denononcuar veprimet antiligjore të rektorit të universitetit të Korçës. Nepotizmi, diplomat e marra në Bllogojegrad të Bullgarisë dhe në përgjithësi gradat shkencore të blera, sistemi i shitjes së provimeve e shumë çështje të tjera të korrupsionit shpërdorimit të detyrës, nga ana e rektorit, mesa duket me këtë lloj gjyqësie do të ngelen të pandëshkuara.

Rrethanat e ngjarjes

Burime nga Prokuroria e rrethit Korçë bëjnë me dije se z. Gjergji Mero, rektori i Univesitetit “Fan S. Noli” të Korçës është paditur nga strukturat e Krimit Ekonomik, pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit të atij qarku. Mbi të rëndon akuza për vjedhje, shpërdorime dhe abuzime me detyrën, si dhe për korrupsion aktiv e pasiv.

Nga kancelaria e kësaj Prokurorie mësohet se hetimi i çështjes në fjalë i është ngarkuar prokurores D. Theodhori, e cila është edhe pedagoge e jashtme në këtë Universitet, me kontratë të firmosur nga Rektori Gj. Mero, që sapo është paditur për veprime antiligjore.

Çdo hamendje se shorti është bërë sipas rregullave bie. Kjo çështje i është ngarkuar Znj. Theodhori me qëllim ta nxjerrë zotin Mero “pa lagur“, ndonëse ai është përlyer kokë e këmbë. Ky veprim i hapur në mbrojtje të tij, tejkalon paragjykimet për një gjyqësor të korruptuar.