Rektorët fusin në kaos Universitetet

669
Sigal

Mandati i të zgjedhurve në universitete ka përfunduar që në 20 prill 2020, por rekorët  vazhdojnë të drejtojnë pa nxjerë udhëzimet për zgjedhjet e reja. Ja denoncimi i KIZ për Universitetin e Tiranës

Univerisiteti në kaos, një pjesë e rektorëve nuk duan të dorëzojnë mandatin

Në lidhje me zgjedhjet për postin e rektorit në Universitetin e Tiranës KIZ( Komisioni Institucional i Zgjedhjeve) ka përcjellë me anë të një shkrese drejtuar  anëtarëve të Senatit të UT-së,  vendimet e marra.

Sipas ligjit mandati i rektorëve,dekanëve dhe të zgjedhurve në Universitetet e Shqipërisë mbaron më 20 prill 2020, pasi dhe dekreti i Presidentit për zgjedhjet e kaluara në 20 prill 2016 është firmosur në 28 prill 2016. Në mbështetje dhe zbatim të kësaj procedure për zgjedhjet e reja , Ministrja e Arsimit me urdhërin Nr.99 datë 28 mars 2020 ka vendosur shtyrjen e zgjedhjeve nga 8 marsi 2020 që ishin planifikuara.Në 12 qershor 2020 me arsyetimin se vendi u përfshi nga 2 ngjarje të rënda për vendin, sikurse ishte tërmeti dhe pandemia e Covid-19.

Në mbështetje të urdhërit të Ministrisë së Arsimit një muaj përpara se të fillonte fushata zgjedhore, që si rregull duhet të fillonte në 8 prill duhej të ishin zgjedhur Komisioni Institucional i Zgjedhjeve si dhe Komisioni Zgjedhor në bazë fakultetesh nga senati i çdo universiteti publik, ku vetë senati drejtohen nga rektorët.Pra rektorët janë përgjegjës të drejtëpërdrejtë për ngritjen e organeve të procesit zgjedhor.Midis dy palë zgjedhjeve të reja, i vetmi organ që merret me përgatitjen e zgjedhjeve të reja është KIZ( Komisioni Institucional i Zgjedhjeve).

 Qëndrimi zyrtarë i KIZ për procesin zgjedhor në Universitetin e Tiranës

Përshëndetje kolegë, anëtarë të Senatit të UT-së,

autoritete drejtuese në njësitë kryesore, anëtarë të KIZ-it dhe KZF-ve, po ju përcjellim 3 vendime të KIZ-it (të gjitha të marra në ditën e djeshme) pasi u detyruam të:

  1. rishohim formatin gjuhësor për lapsuse drejtshkrimore. Ju kërkojmë ndjesë për datën me pasaktësi.
  2. për të shprehur situatën që njohëm dhe u informuam zyrtarisht mbi gatishmërinë e KZF- së në Fakultetit të Drejtësisë dhe për të cilën u detyruam të mbajmë një qëndrim si KIZ. (Vendimi nr. 4  dhe Vendimi nr. 3, të risaktësuar)

Ndërkohë, kërkojmë  bashkëpunumin tuaj, bazuar në Rregulloren e Zgjedhjeve të-së UT, për detyrimin që kanë institucionet tuaja për të informuar do anëtarë të stafeve akademike dhe çdo student të UT mbi këtë proces zgjedhor dhe në veçanti procesin e aplikimeve.

Angazhimi juaj në cilesinë e Rektorit,  Dekanit, Administratorit, anëtarit të KIZ-it apo KZF-së në çdo fakultet, është pjesë e realizimit të detyrimeve që kemi për Urdhrin e Ministres.

Komunikimi ynë përmes shkresave është pa vulën e KIZ-it, pasi sekretari i KIZ, i thirrur në dy takimet tona të punës, nuk ka marre pjesë apo nuk ka mundur të sjellë vulën mbase për arësye të angazhimeve në rektorat.

Ju garantojme se më tej do ta zgjidhim edhe këtë problematikë, por firmat e 7 anëtarëve pro këtyre vendimeve shprehin kohezionin juridik dhe institucional edhe të institucioneve tuaja që ato përfaqësojnë.

Është urgjente brenda ditës së sotme që këto vendime të KIZ-it  të shkojne drejt votuesit universitar, me të gjitha format dhe instrumentet që UT-ja po përdor edhe për mesimin online.

  1. Kryetar i Senatit,

sipas praktikës së konsoliduar kushtetuese, rregulli i vazhdimësisë së qendrimit në detyrë është parashikuar për të garantuar mbi të gjitha funksionimin normal të institucionit në rast të krijimit të vendeve vakante si pasojë e MOSVEPRIMIT të ndonjërit prej organeve të cilave ligji u njeh një rol të veçantë në këto momente për zëvëndësimin e autoriteteve dhe organeve të zgjedhura. Në përfundim të mandatit është detyrë e institucioneve përkatëse ligjore të marrin masa për zëvëndësimin e të mandatuarve të cilëve, në mungesë të parashikimit të veçantë ligjor, sipas parimit të vazhdimësisë dhe funksionalitetit institucional u ndalohet kategorikisht të braktisin dhe të lerë vakant vendin në institucion apo organ të mandatuar. Përkundrazi , duhet të qëndrojë në detyrë deri në zëvëndësim.

Ky parim udhëhoqi vendimarrjen tonë për të marrë dhe ushtruar kompetencat që na përcakton Rregullorja si KIZ. Për ne UT-ja, dinjiteti i tij institucional përmes sjelljes bazuar në pergjegjeshmëri ka drejtuar veprimet dhe vendimet tona.

Institucionalisht ne kemi bërë përpjekjet tona institucionale.

Në shkresën tonë të datës 19.02.2020 ju kemi kërkuar të hapni procedurën për aplikim për anëtar të KIZ-it të ri. Kërkuam të përfshinit në axhendën e Senatit Akademik këte procedurë duke ju bërë me dije se do të vijojmë të ushtrojmë kompetencat deri në krijimin e KIZ-it të ri nga Senati Akademik.

Kjo nuk ndodhi nga ana juaj, ndaj sjellja jonë institucionale  u detyrua të kishte ketë vijimësi pasi afatet pr procesin zgjedhor ishin në ekstremitetin e vet.

Ne do të vijojmë bashkëpunimin për detyrimet që na ngarkon Urdhri i Ministres në 26.03.2020.

  1. Administrator i UT-së,

ju lutemi të mundësoni nje mjedis, zyrë të KIZ që respekton parametrat e distancimit dhe mbarëvajtjes se procesit pasi nga dt 04.05.2020 duhet të angazhohemi edhe me praninë tonë atje. Ju lutemi që të ushtroni kompetencat tuaja, me qëllim që edhe në fakultetet e Universitetit të Tiranës të sigurohen mjedise të përshtatshme pune për KZF-të.

Me besim në bashkëpunimin tonë për këtë proces, duke kaluar edhe këtë ngërç.

KiZ i UT 

Reagimi i rekroratit

Veprimet për zgjedhje në UT janë të paligjshme

Në vijim të deklaratës për shtyp ditën e djeshme nga Universiteti i Tiranës, sqarojmë edhe njëherë për mediat se UT nuk ka shpallur mbajtjen e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese dhe Senatin Akademik. Çdo pretendim tjetër është i pavërtetë me qëllime dashakeqëse dezinformimi.