Rekomandimi i ri i MSH: Hani vaktet ushqimore në distancë nga të afërmit, shmangni Covid-19

338
Sigal

Ministria e Shëndetësisë rekomandon që të hamë vaktet ushqimore në distancë nga të afërmit dhe familjarët.  Në udhëzuesin e shpërndarë nga MSH, tregohet niveli i riskut të infektimit me Covid-19 në rast kur jemi në distancë dhe kur jemi rreth një tavoline.  MSH thotë se duhen shmangur grumbullimet si dhe duhet ruajtur distancimi fizik, ndërkohë nuk duhet neglizhuar mbajtja e maskave dhe larja e shpeshtë e duarve.

“Duhet të shmangim grumbullimet, të ruajmë distancimin fizik për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Maska mbrojtëse tashmë është një mjet i gjithëpranuar për dobinë e saj.  Larja e shpeshtë e duarve dhe dezinfektimi i tyre ndalojnë infektimin nga SARS-COV2. Është koha të zbatojmë me përpikmëri këto tre rregulla, për mbrojtjen e shëndetit”, përfundon rekomandimi i MSH./mv.abcnews.al