Tërmet me magnitudë 6.6 në Greqi

233
Sigal

Lëkundje të fuqishme tërmeti janë ndjerë këtë të premte në brigjet e detit Egje.

Mediat greke bëjnë me dije se epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.6 Rihter ka qenë në veri të Samosit.

Sipas informacioneve nga Instituti Gjeodinamik, tërmeti ishte me magnitudë 6.6 Rihter me një epiqendër 19 kilometra në veriperëndim të ishullit, ndërsa thellësia e tij ka qenë 10 kilometra.

Ndër të tjera mediat greke shkruajnë se lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në disa shtete si në Shqipëri, Bullgari dhe në Turqi.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion nëse nga lëkundjet e tërmetit ka të lënduar.